Kryeminstri, Edi Rama në një takim elektoral të zhvilluar në njësinë numër 5 në kryeqytet ka folur edhe për mesazhin që vajza i kishte dërguar Presidentit Ilir Meta, pasi patronazhistët i kishin çuar lajmin se ai kishte përmendur gruan e Damian Gjiknurit.
Rama është shprehur se Meta duhet të dëgjojë vajzën, pasi sipas tij i tha mirë, mos të pijë dhe të shkojë në shtëpi.
“ O Ilir, o Ilir, dëgjo vajzën shko në shtëpi, dëgjo vajzën shko në shtëpi. Shko në shtëpi, je President akoma, nuk i bën vaki, askujt kjo çmendi o Ilir, shko në shtëpi, dëgjo vazjën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi.’’- tha Rama./Opinion.al