Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i fali pronën, pas 20 vitesh nëna kërkon ta nxjerri jashtë  

2020/06/07 at 7:37 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai i fali pronën, pas 20 vitesh nëna kërkon ta nxjerri jashtë  

Senaca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës nënë dhe bijë. Shkak për konfliktin midis tyre është bërë prona. Pranvera tregoi në studio se babai i saj në vitin 2010, i dha një magazinë sepse ajo nuk kishte një shtëpi ku të jetonte. Pavarësisht se prej 20 vitesh jeton aty, pas vdekjes së babait kjo magazinë ka krijuar mjaft konflikt në familje sepse edhe fëmijët e tjerë duan të kenë pjesë. Nëna është vendosur në një pozitë të vështirë, nuk mund të ndajë dot fëmijët dhe i kërkon vajzës së saj Pranverës që të dalë prej aty. Por Pranvera nuk pranon sepse aty ka hedhur gjithë pasurinë e saj dhe kjo gjë ka çuar në një konflikt të madh midis tyre.

Pranvera: Vij nga Gjirokastra. Kam një problem dhe kam sjellë mamanë time. Në vitin 2000, babai më ka dhënë një magazinë se ka një pronë dhe atje më futi sepse nuk kisha shtëpi. Në kohën që ne i kërkuam dokumentat babait që të më hidhte magazinën përsipër, ai nuk kishte pronë sepse kishte mosmarrëveshje me vëllanë e tij, që të ndahej prona midis dy pronarëve, babait dhe xhaxhait. Bëmë 6 vjet gjyqe që ne të ndanim pronën, që të merrte babain pronën. Që nga viti 2002 deri në 2008, sa ua kam hipotekuar këtë pronën këtyre, e kam marrë me vendim gjyqi të formës së prerë dhe janë hipotekuar në hipotekë, 1715 metra njëri, 1760 metra tjetri, meqë kishte një pjesë të rrugës të xhaxhait.

Eni Çobani: Pse të dha babai këtë magazinën ju? Ndërkohë sa fëmijë jeni ju?

Pranvera: Ne jemi 4, 3 motra dhe një vëlla. Meqë të tërë kishin shtëpi dhe unë nuk isha zonja Eni, rrija me qira dhe më dha një magazinë dhe më tha vajzë meqë je pa shtëpi ti.

Eni Çobani: Nalo e dije ti?

Nalo: Që e vuri në magazinë e di, por që ka bërë prokurë me këtë nuk e di!

Pranvera: Jo zonja Eni, mua vërtet ma bëri prokurën babi, por prokurën ma bëri se unë i dola zot babit. 6 vjet gjyqe unë e kam ndjekur babin nga pas, nuk e kam lënë një ditë dhe kjo tani nuk i lind e drejta mamit, që mua të më nxjerrë nga ajo shtëpi.

Nalo: Për të nxjerrë do dalësh, se kam katër nuk kam një.

Pranvera: Le të kesh katër, unë kam 20 vjet që banoj në atë banesë, tani u kujtove ti? Unë kam derdhur djersën aty, më kanë punuar djali, ti çfarë ke bërë? Pse nuk u ndjeve kur ishte babi gjallë, po ndjehesh tani?

Nalo: Po kur ishte gjallë dhe ishte i paralizuar pse nuk erdhe njëherë ta shikosh? 6 vjet në shesh!

Pranvera: Po si nuk erdha ta shikoja, unë i kam bërë yzmet, kam punuar atje dhe i kam bërë yzmet babit.

Nalo: Tani flet e kapardisur!

Pranvera: Pse flas e kapardisur?

Nalo: Dhe tre vjet ka që ka ndërruar jetë, 9 vjet!

Pranvera: Po çfarë të të bëj unë tani me ma? Tani që ti ngrihesh pas 20 vjetësh dhe më nxjerr  nga shtëpia./tvklan.al

Etiketa: gjrokasterproneShihemi ne gjyq

Ju sugjerojmë

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Para
Rritje e rasteve me COVID, Brazili kërcënon të largohet nga OBSH

Rritje e rasteve me COVID, Brazili kërcënon të largohet nga OBSH

Zaida Çobo e çoi në gjykatë, Ardi Veliu e takon dhe i kërkon ndjesë  

Pas takimit me Ardi Veliun, flet Zaida Çobo: Çfarë do të ndodhë me padinë

Foto/Hëngri ananas të mbushur me eksploziv, shpërthen elefanti shtatzënë

Foto/Hëngri ananas të mbushur me eksploziv, shpërthen elefanti shtatzënë

TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com