Bota

Azerbajxhani dhe Armenia përplasen në kufi, raportohen viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 12/07/20 |
Al Do

Situata në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është tensionuar këtë të dielë duke sjellë edhe viktima në ushtritë e dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se ka pasur shkëmbim zjarri me ushtrinë armene në kufi pasditen e së dielës, duke sjellë viktima në të dy kampet.

“Pasditen e së dielës, njësitë e forcave të armatosura armene, duke shkelur rëndë armëpushimin, hapën zjarr në kufi. Ka viktima në të dy kampet”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

Burime për “Sputnik” kanë bërë të ditur se të paktën dy ushtarë nga Azerbajxhani janë vrarë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Si rezultat i kundërpërgjigjes, armiku pësoi humbje dhe u tërhoq”, ka bërë të ditur burimi nga Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit.

Disa javë më parë, një konflikt në kufirin indo-kinez i mori jetën 20 ushtarëve indianë dhe prej atëherë situata mes dy vendeve është acaruar së tepërmi.

Konflikti territorial dhe etnik mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ka nisur në fillim të shekullit të 20 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabhakut. Katër vite më parë, me dhjetëra ushtarë nga të dyja kampet mbetën të vrarë gjatë shkëmbimeve të zjarrit. /Opinion.al

Pas