Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatja tregon rastin ekstrem: Nuk i ka dalë ende inati nga divorci, prindi nuk lejon fëmijën të kurohet jashtë…

2025/04/16 at 7:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokatja tregon rastin ekstrem: Nuk i ka dalë ende inati nga divorci, prindi nuk lejon fëmijën të kurohet jashtë…

Rubrika me avokaten pasditen e kësaj të mërkure në emisionin “Rudina” në Tv Klan ndalet tek një temë shumë aktuale e shoqërisë sonë. Pas një divorci mes partnerëve, pesha më e madhe e gjithë kësaj rëndon mbi super e fëmijëve.


Dashur pas dashur konfliktet dhe mosmarrëveshjet nga njëra palë apo tjetër prekin në mënyrë direkte dhe disi të padrejtë interesin e fëmijëve. Prandaj në “Rudina” vjen rrëfimi i një gruaje e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Problemi qëndron se vajza e tyre kërkon që të studiojë jashtë, por ish-bashkëshorti i saj nuk e lejon këtë gjë dhe nuk firmos prokurën.

“Unë jam një nënë e divorcuar prej disa vite dhe nga martesa me ish-bashkëshortin kemi një vajzë që sot është 15 vjeçe. Vajza po mendon për të ardhmen e saj për shkollimin, por dëshira e saj është që ajo të largohet nga Shqipëria. Këtu qëndron edhe problemi jonë, vajza po insiston dhe po i lutet babait të saj që ajo të largohet dhe të vazhdojë studimet diku tjetër, por ai thotë që ne kemi vetëm një vajzë dhe nuk po e lejon këtë gjë. Nga ana ime vajza është e lejuar dhe nuk është aspak problem shkollimi i saj diku tjetër. Por, problemi qëndron tek ish-bashkëshorti i cili nuk po lejon këtë gjë dhe unë si nënë jam e stresuar dhe e merakosur për vajzën, e cila edhe ajo nuk po ndjehet mirë sepse nuk po i plotësohet një prej dëshirave të saj”, tregon nëna.

Lidhur me këtë rast konkret avokatja Margarita Kola tregoi zgjidhjen juridike, megjithëse se theksoi se fillimisht duhet të jetë mirëkuptimi njerëzor ai që duhet të mbizotërojë. Avokatja tha se çiftet nuk duhet të vendosin hakmarrjen dhe inatin që kanë me njëri-tjetrin që të prevalojë mbi interesat e fëmijës. Në rastet se njëri nga prindërit nuk firmos prokurën e fëmijës për të lëvizur jashtë atëherë është gjykata ajo që jep vendimin përfundimtar.

“Në fakt ligji nuk rregullon dot çdo moment të marrëdhënieve shoqërore, por rregullon ato pikat e dobëta të zinxhirit në marrëdhëniet shoqërore dhe të tjerat ia lë një lloj mirëkuptimi. Rastet kur prindërit nuk bien dakord është një rast tipik. Madje ka raste kur prindërit vazhdojnë që të jetojnë bashkë dhe përsëri nuk bien dakord për shkollimin e fëmijës. Në rastet kur nuk bien dakord dhe prindërit janë të divorcuar atëherë problemi është pak më i koklavitur nga ana ligjore sepse nëse  fëmija do që të dalë jashtë kërkohet edhe prokura e prindit tjetër, pa të cilin nuk lëviz dot. Kjo prokurë është padiskutim e nevojshme në bazë të ligjit sepse fëmija nuk e kalon dot Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast nëse njëri nga prindërit nuk lëshon prokurë atëherë shkohet në gjykatë dhe është e vetmja mundësi për të kërkuar autorizim për të lëvizur. Unë kam parë raste kur prindi nuk e lë fëmijën që të shkojë jashtë kur nëna siguron një punë jashtë. Në këtë rast i drejtohesh gjykatës, por nuk është e sigurt dhënia e autorizimit. Mirë është që të mos përfundojë në gjykatë për arsye se ne nuk e dimë vendimin e gjykatës, do e çmojë rast pas rasti”, shpjegoi avokatja.

Margarita Kola tregoi gjithashtu rastet më ekstreme, kur edhe në rastet e një emergjence shëndetësore nuk ka pasur një mirëkuptim për të firmosur prokurën në mënyrë që fëmija të lëvizë jashtë vendit, për të marrë shërbimin shëndetësor.

“Kemi dhe raste të mjekimeve. Unë kam raste ekstreme, kur prindi e di që fëmija do shkojë për t’u mjekuar jashtë, për të shfryrë inatin që ka me partnerin tjetër për ndarjen e martesës nuk i jep prokurë fëmijës që të lëvizë. Është një hakmarrje”, përfundoi avokatja.

Avokatja theksoi edhe një herë që në të tilla raste nuk është juridiksioni ai mund të japë zgjidhjen e shpejtë dhe të duhur. Pasi vendimi i gjykatës për prokurën ose autorizimin mund të jetë shumë vonë në raport me emergjencën e situatës./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Rama ironizon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues! Kanë të re veç fytyrën dhe moshën

Rama ironizon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues! Kanë të re veç fytyrën dhe moshën

Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria

Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria

Berisha prezanton kandidatët në njësinë 5: Të shkolluar jashtë, u kthyen për të luftuar!

Berisha prezanton kandidatët në njësinë 5: Të shkolluar jashtë, u kthyen për të luftuar!
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com