-U tha në Opinion

Avokati Thaçit: Procesi gjyqësor në Hagë ka kushtuar deri në qershor 180 mln euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 16/02/22 |
Opi Nion

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska deklaron se kostoja e procesit gjyqësor në Hagë ndaj të ish-zyrtarëve të arrestuar në Kosovë ka shkuar në 180 milionë euro deri në muajin qershor.

Në emisionin “Opinion” Pallaska tha se kostoja do të rritet edhe më tepër pasi procesi gjyqësor do të mund të vijojë me vite.

Fevziu: Ai paguan qeveria e Kosovës kostot e mbrojtjes legale të 4 të akuzuarve?

Pallaska: Nuk mund të them për këtë çështje. Ndihma që ofrohet mbulon një pjesë dhe këto janë mundësit për ndihmën e Kosovës.

Fevziu: Sa ka shkuar gjykata?

Pallaska: Si pas raporteve, deri në qershor të viti 2021 ka shkruar në 180 milionë euro. Gjykata operon me një kryetare dhe një gjyqtar të procedurës paraparake, ndërsa lista e gjyqtarëve paguhen nëse aktivizohen.

Fevziu: 180 milionë euro vetëm për fillimin e punës gjykata për të dënuar katër persona./ Opinion.al

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kreu  i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi akuzohen në Hagë për krime lufte./Opinion.al

Pas