Kronikë

Avokati i Nuredin Dumanit:Klienti im s’ka pasur për qëllim të kryejë vepër penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 01/04/22 |
Opi Nion

Pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për të shumkërkuarin Nuredin Dumani, ka dhënë një deklaratë për mediat avokati i tij.

Avokati Tragaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk ka folur ende për hetuesit pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Dumani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është mirë të flasë. Nuk di se kush e ka bërë atentatin, janë sekrete hetimore. Prokuroria pretendon ka dijeni, por ne nuk e besojmë se ka dijeni. Klienti nuk ka pas për qëllim për të kryer vepër penale, por lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka dhe kjo nuk është më sekret”, tha avokati.

I pyetur nga gazetarët se kush do të ishte objektivi i atentatit të Dumanit avokati tha se klienti i tij nuk kishte qëllin të kryente vepër pënale. “Ne si palë mbrojtëse me aq sa kam biseduar me klientin ështe se ai nuk ka pasur për qëllimtë kryente vepër penale”, ka thënë ai.

Nuredin Dumani është vënë në pranga mbrëmjen e 29 Marsit. Ai u gjet në një apartament në Fier ku po merrte ndihmë mjekësore, pasi më parë dyshohet se ishte e plagosur gjatë një ngjarje që ka ndodhur po atë ditë në aksin rrugor Elbasan-Cerrik, në afërsi të fshatit Papër./Opinion.al

Pas