InstaBIZ

Avioni shpërthen në flakë/Humb jetën producenti i famshëm,gruaja dhe djali 4 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 16/12/21 |
Opi Nion

Producenti muzikor Flow La Movie ka humbur jetën bashkë me gruan, djalin e tij dhe 6 persona të tjera. Mësohet se të 9 personat humbën jetën pasi avioni i tyre privat u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë një uljeje emergjente në Republikën Domenikane.

Artisti, i njohur Jose Angel Hernandez, 38 vjeç, ishte në bordin e avionit kur u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar La Isabela të mërkurën me destinacion Orlando, Florida, por ai hasi probleme 15 minuta më vonë dhe u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar Las Americas.

Së bashku me Hernandez, aksidenti i mori jetën gruas së tij Debbie Von Marie Jimenez Garcia, 31 vjeç dhe djalit Jayden Hernandez, 4 vjeç.

Hernandez fitoi famë për këngët e tij të shumta, duke përfshirë “Te Bote” me më të mirët e Amerikës Latine Bad Bunny dhe Ozuna. Ai ka organizuar dhe ka investuar në dhjetëra koncerte për reperë dhe këngëtarë latinë në Florida dhe në të gjithë Amerikën Latine.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat e tjerë të aksidentit ishin; Keilyan Hernandez Pena, 21 vjeç, Yeilianys Jeishlimar Meléndez Jiménez, 18 vjeç dhe Jesiel Yabdiel Silva, 13 vjeç.

Gjithashtu, nga aksidenti ajror humbën jetën edhe tre anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë piloti; Luis Alberto Eljuri Tancredo, 47 vjeç, ndihmës-piloti Emilio Herrera, 32 vjeç dhe stjuardesa Veronica Estrella, 26 vjeçe./Opinion.al

 

Pas