Mësohet se policia po negocion me kamikazin që ka marrë peng avionin egjiptian. Mediat shkruajnë se është rënë dakord për lirimin e pasagjerëve, ndërsa rrëmbyesi mban peng pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Si fillim po dalin gratë dhe fëmijët nga avioni.
Sipas mediave të huaja pengmarrësi thotë se do të lirojë vetëm pasagjerë me kombësi egjiptiane. Në avion thuhet se janë edhe 10 britanikë e amerikanë.