Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

2016/07/18 at 9:18 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Aventurë: Drejt Plazhit të Gjeneralit mbi biçikletë

Në udhëtimin e radhës mbi dy rrota, destinacioni i përzgjedhur ishte Plazhi i Gjeneralit në Kavajë. Një rrugë me vështirësi të moderuar, por mbi të gjitha një destinacion final që i afrohet më shumë frymës verore dhe detit ishin zgjedhja e duhur e një të diele.


Plazhi i Gjeneralit është afërsisht 33 kilometra larg nga Durrësi dhe merr rreth 50 minuta me makinë. Megjithatë xhiroja ime me biçikletë zgjati gjithsej 7 orë e 22 minuta, 5 orë e 33 minuta prej të cilave i kalova mbi biçikletë.

Nisja nga Durrësi përbën një lehtësi strategjike për nga distanca që duhet përshkruar, por edhe një avantazh për fillimin herët në mëngjes të udhëtimit.

Rruga e re anë portit me një korsi të dedikuar biçikletave do t’ju nxjerrë në zonën e njohur si Plazhi i Durrësit, ku ndonëse ekzistojnë korsitë e biçikletave shtruar me tulla, disa segmente mund të mos jenë funksionale.

Mungesa e qarkullimit të makinave në mëngjes, rruga e asfaltuar dhe përgjithësisht e ulët, ju lejojnë që t’i shtroheni mirë destinacionit me shpejtësi deri në 30 kilometra në orë.

Situata bëhet më e ngushtë me kalimin nga Plepat në Golem në rrugën dytësore, ku përgjatë 7 kilometrave të ardhshëm do t’ju duhet të bëni zigzage mes trotuarit dhe asfaltit.

Megjithatë në rrethrrotullimin e dytë me të kaluar Qerretin, vendosa të lë asfaltin për një rrugë me shtresë më të varfër, por gjithsesi e këndshme për t’u bërë me biçikletë, e cila më nxori në fshatin Karpen.

Një soditje e shkurtër gjatë rrugëve të fshatit më shpërbleu me panoramën e grave që drejtonin karroca me kuaj rrugës për në arat e mbjella.

Përveç peizazhit dhe vendasve, rruga e Karpenit dhe ajo e fshatit pasardhës Bago, ju jep mundësinë të përgatiteni për terrenin kodrinor të Peqinajt dhe Domenit.

Në lartësinë maksimale 100 metra nga niveli i detit Peqinaj do t’ju ofrojë një pamje të jashtëzakonshme të vijës bregdetare të Gjirit të Durrësit, fshehur mes kodrave.

Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt.

Spiralja e ngjitjes së kodrës në 100 metra lartësi mund të rezultojë disi e lodhshme për shkak të pjerrësisë 7-10%, por entuziastët mund të zgjedhin ta marrin biçikletën në dorë, në disa segmente që zgjasin 100-200 metra.

Me t’iu afruar Domenit, një udhëkryq interesant ndan dy kodra në të cilat shigjetat tregojnë drejtime të ndryshme. Ju mund të zgjidhni të shkoni djathtas për t’iu drejtuar detit në Porto Albania, ku po ndërtohet një port jahtesh dhe ku ndodhet plazhi i Kalasë; ose të vazhdoni drejt për nga plazhi i Gjeneralit.

Zgjedhja ime për t’u kthyer djathtas, tëposhtë plazhit të Kalasë së Turrës u shoqërua me një rrugë zhavorri, ku qe e vështirë të kontrollohej biçikleta dhe ku frenat duhej të ishin mjaft të sigurta.

Plazhi i Kalasë gjithsesi ofron një pikë të izoluar të detit, ku në shëtitjen time të së dielës mund të gjendeshin gjithsej 3-4 familje dhe dy peshkatarë. Krahu verilindor ishte më i përshtatshëm për të bërë disa kredhje në ujë, krahasuar me plazhin me gurë të shpërndarë të krahut juglindor.

Përndryshe zbritjes së shpejtë, ngjitja e kodrës 100 metra mbi nivelin e detit në një rrugë me zhavorr më kujtoi se kthesat tunduese dhe të panjohura nuk ta shpërblejnë gjithnjë lodhjen.

Megjithatë, tre kilometrat nga rikthimi në kryqëzim drejt Plazhit të Gjeneralit ishin po ashtu të lehta për shkak të zbritjes nga 137 metra lartësi në rërën e bregdetit. Syzet dhe një maskë kundër pluhurit janë dy sende të domosdoshme me të cilat duhet të pajiseni për t’i shpëtuar pluhurit që ngrihet nga makinat në rrugën me rërë.

Ndjesia e udhëtimit me biçikletë drejt plazhit, shoqëruar me shikimet kureshtare dhe admiruese të shoferëve dhe pasagjerëve në makina, të cilët mund t’ju përshëndesin në anglisht për t’ju pyetur për drejtimin e rrugës, do t’ua shtojë dozat e kënaqësisë së këtij udhëtimi.

Pas rreth katër orësh mbi dy rrota, gjallëria e plazhit të Gjeneralit i dha ndjesisë sime të triumfit për mbërritjen në destinacion atmosferën e duhur të puhisë së detit, muzikës ritmike dhe një pijeje të freskët në breg.

Plazhi i Gjeneralit ka disa resorte verore dhe disa qindra shazlongë ku mund të kaloni një ditë të nxehtë fundjave mes rrezeve të diellit dhe shijimit të detit me nuancat e blusë dhe të gjelbrës. Ju mund të merrni me qira një shazlong dhe të prisni të kalojë vapa e mesditës ndërsa provoni ujin e detit dhe konsumoni një drekë në restorantet disa metra larg bregut.

Rruga e kthimit është disi e mundimshme derisa të dilni në kryqëzimin fillestar pas tre kilometrash, por zbritja për në rrugën dytësore të Kavajës është shumë herë më e lehtë dhe më e shpejtë përmes Domenit, Peqinajt, Bagos dhe daljes në Rrakull.

Një kompromis me shoferin e urbanit Golem-Kavajë-Golem mund të jetë një ide e mirë nëse ndjeni se vapa bëhet e padurueshme. Por nëse, ashtu sikurse unë, keni vendosmërinë të ktheheni përsëri me biçikletë drejt Durrësit, bëni shumë kujdes nga makinat gjatë 35 kilometrave të kthimit.

Këshillat praktike? Ujë i freskët, krem dielli dhe një maskë kundër pluhurit.

Aventura e radhës? Rreth e qark liqenit të Ohrit për një udhëtim dy-ditor mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

 

Rruga nga plazhi përgjatë Plepave. Foto: Ivana Dervishi/BIRN. 10 korrik 2o16

Udhëzim përgjatë rrugës për të mbërritur në plazhin e Gjeneralit.

Pamja e Gjirit të Durrësit nga kodrat e Peqinajt.

Plazhi i Kalasë së Turrës.

Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit.

Mbërritja në Plazhin e Gjeneralit.

Autor: Ivana Dervishi

Reporter.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Sondazhi/ Reforma në drejtësi nuk do të kalojë të enjten

Pengmarrja/ Kthehet vetë marinari i marrë peng, mister fati i kapitenit

Pengmarrja/ Kthehet vetë marinari i marrë peng, mister fati i kapitenit

Xhamia që zbulon abuzimet me donacionet arabe

Xhamia që zbulon abuzimet me donacionet arabe

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
20 Qershor, 2025

Irani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por...

Lexo më shumë

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
20 Qershor, 2025

Mbyllet takimi i mbajtur mes ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë. Ata kanë zhvilluar bisedime sot...

Lexo më shumë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Kur Nacho Sánchez Amor, raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, u shfaq para kamerave rreth dhjetë ditë më parë, ai dukej...

Lexo më shumë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
20 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com