Aktualitet

Autostrada e ngarkuar, policia: Përdorni rrugën e Ndroqit ose Elbasanit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:21 - 19/06/22 |
Opi Nion

Lëvizjet e fundjavës drejt jugut të vendit apo zonave të plazheve kanë sjellë ngarkesë qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë. Për këtë arsye, policia këshillon përdorimin e rrugëve alternative, si ajo e Ndroqit apo Elbasan-Tiranë.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”, bën me dije policia./Opinion.al

Pas