Aktualitet

Automjeti përplas makinën e policisë, plagoset efektivi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 11/11/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar sot në afërsi të mbikalimit të Patokut, ku një automjet ka përplasur mjetin e Policisë Rrugore Lezhë. Si pasojë ka mbetur i lënduar punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas