Një përplasje fatale… Në automjet ishin 5 të rinj, 3 italianë dhe dy shqiptarë. Ndërsa ishin në një kthyer nga një festë automjeti i tyre “Mini Cooper” u përplas me një pemë pak metra nga parku “Nënë Tereza”, në Romë.
Forcave zjarrfikëse u është dashur të përdorin një pincë speciale për prerjen fletë metalike të makinës, e cila kishte zënë të rinjtë.
Ata u dërguan me urgjencë në spital, por vetëm disa orë më pas drejtuesi, një i ri italian humbi jetën. Të plagosurit shqiptarë, 18 dhe 21 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al