Bota

Automjeti del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën 12 dasmorë në Nepal



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 13/12/22 |
Opi Nion

12 persona kanë humbur jetën pasi mjeti me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Nepal, ndërsa siç raportojnë mediat e huaja, viktimat po ktheheshin nga një dasëm.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminën rreth 200 metra. Kur mbërritën grupet e shpëtimit, 8 persona kishin ndërruar jetë, tre të tjerë vdiqën rrugës për në spital, dhe një vdiq në spital.

Aksidentet rrugore në Nepal janë të shpeshta, për shkak të rrugëve të këqija dhe automjeteve në gjendje të keqe teknike./Opinion.al

Pas