Kronikë

Autobusi përplaset me makinën e policisë, lëndohen 3 gra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:41 - 18/02/20 |
xhu lia

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” autobusi i linjës së “Tiranës së re” është përplasur me një makinë të policisë rrugore.

Për shkak të frenimit të menjëhershëm të autobusit janë dëmtuar 3 pasagjere 53-vjeçarja me iniciale F.D, 65-vjeçarja me iniciale S.Gj dhe 48-vjeçarja me iniciale V.M.

Aktualisht të lënduarat ndodhen në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/

Pas