Bota

Autobusi me turistë del nga rruga, 28 të vdekur


               Publikuar në : 21:39 - 17/04/19 |
geliano fataj

Një autobus me turistë ka dalë nga rruga duke shkaktuar një tragjedi në ishullin portugez të Madeira.

Sipas mediave vendase raportohen për të paktën 28 viktima dhe disa të tjerë të plagosur.

Numri i lartë i viktimave u konfirmuan nga Lusa, agjencia kombëtare e lajmeve.

Gazeta gjermane “Bild” tha se nëntë turistë gjermanë ishin në mesin e viktimave.

Sipas raportimeve në autobus kanë qenë gjithsej 50 pasagjerë. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet./Opinion.al

Pas