Një nga dëshmitë më konkrete të asaj që ka ndodhur sot në Krujë, ku një autobus mori flakë duke shkaktuar 12 të plagosur dhe një të vdekur, është ajo e priftit Konstandin nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë. “Ishim në udhëtim për në Krujë. Autobusi u ndez menjëherë. Shoferi hapi kroskotin. Dikush na ndihmoi theu xhamin me një varre. Disa dolë nnga dritarja dhe disa nga dera. Ishim 31 veta. Ishim nisur për në Shkodër dhe do shkonim në Ulqin dhe do ktheheshim nesër. Filloi të futej tym brenda, shoferi ndaloi dhe sa ndaloi filloi flaka dhe ne u hodhëm poshtë”, tha një prej dëshmitarëve.