Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, ku është përfshirë një automjet i blinduar.
Autoritetet lokale njoftojnë se bëhet fjalë për një mjet të licencuar për transportin e parave, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, shtojnë burimet.