Austriakët do t’u drejtohen për herë të dytë brenda këtij vitin qendrave të votimit, për të zgjdhur presidentin e ardhshëm të vendit. Në garë janë kandidati i pavarur Alexander Van Der Bellen dhe përfaqësuesi i të djathtës ekstreme Norbert Hofer.
Ashtu si në muajin maj, edhe këtë herë gara mes dy kandidatëve është e ngushtë. Në zgjedhjet e zhvilluara 5 muaj më parë, u shpall fitues pro-europiani Van Der Bellen, por rezultati u anulua nga Gjykata Supreme Austriake pasi u verifikuan parregullsi në sistemin e numërimit dhe u vendos përsëritja e zgjedhjeve.
Fituesi i zgjedhjeve të para, Van Der Bellen, theksoi se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për drejtimin e Austrisë. Nga ana tjetër Norbert Hofer nëse do të shpallej fitues do të ishte udhëheqësi i parë nga e djathta ekstreme i një vendi në historinë e Bashkimit Europian. Gjithsesi ai është tërhequr nga një prej pikave kryesore të fushatës së tij të parë, daljen e vendit nga Bashkimi Europian, duke mos ndjekur hapat e Britanisë së Madhe.
Tv Klan