Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aulon Bej Kalaja

2016/11/28 at 12:12 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrapi rënkon

Nga Edison Ypi


Të majtët qarkullojnë një rrenë trashanikea qesharake sipas të cilës të gjithë të rinjtë janë progresistë.
Të djathtët nuk japin receta me mosha për të definuar diçka që nuk është sasi por cilësi.
Njeriu nuk lind i majtë apo i djathtë. Njeriu është i tillë ose i atillë në vartësi të qasjes ndaj problematikave njerëzore. Qasja varet nga shumë faktorë, prejardhja, edukimi, shkollimi etj.
I riu majtist ndaj problematikave ka qasje materiale, mbijetuese, të leverdisë, të interesit, të hesapeve. Si i tillë, progresisti është një i sëmurë, një sociopat, një skllav i rrethanave. Progresisti flet papushim për puntorët, fukarenjtë, fatkeqët, të cilëve u qan hallin hipokrizisht. Pogresisti, në gjurmët e inspiruesit të tij megakriminelit Karl Marks që ka qënë kurrë brenda një fabrike, puntorët nuk i sheh kurrë me sy. Për progresistin puntorët janë ca dele të urta me lesh të bardhë që presin këshillat mëshiruese moralistike të çobanit progresist, kur duhet të dalin nga vatha për të kullotur, sa qumësht dhe sa lesh duhet të prodhojnë, si duhet të bashkohen që të mos i hajë ujku. Fshatarët janë të trashë dhe të pisët të cilëve nuk u afrohet se i vjen ndoht, janë injorantë që nuk kanë haber nga restorantat, diskotekat, Interneti, turmë që duhet gënjyer me premtime për tu marrë votat. Progresisti nuk udhëton sepse vendin e tij e do, por vetëm për qef. Shkon, për shembull, në Skrapar, jo për të njohur Skraparin dhe skraparllinjtë, por për të bërë rafting në kanionet e Osumit. Ose shkon në majë të Tomorrit, jo për të parë Teqenë dhe për të kujtuar Naimin, Rilindjen, por për të ngrënë mish të pjekur dhe për ta parë Shqipërinë nga lart. I riu progresist si referim ka ideologjinë, llafet, dhe bën zhurmë, ka ngut të çfaqet, të shpallet, të duket. Kjo rendje drejt dukjes e bën dhe e mban për gjithë jetën të cekët, të sipërfaqshëm. S’ka faj. I ngjizur nga mami shefe kuadri dhe babi oficer, është rritur me fotografinë e xhaxhait sigurims mbi mur, librat e kurvit nëpër rafte, muhabete për heroizmat e sigurimit kundër diversantave, dhe të tjera të tilla. Qefi i progresistit të ri është të punojë në një zyrë me vetrata dhe mermera, me laptop përpara, me rrogë me euro, konferenca, uorkshopa, takime të panumurta me të ngjajshmit e vet në rajon dhe në botë nëpër restoranta për të thënë e stërthënë të njëjtat rrena.
I riu konservativ është krejt ndryshe. I riu konservativ është idealist. I riu konservativ nuk është i varur nga rrethanat, rrethanat i bën vetë. Nuk bën zhurmë rreth identitetit të vet sociopolitik, brendinë konservative nuk e shpall as nuk e hesht, e mban përbrenda si një fakt individual. Është serioz, reflektiv, i thellë, i kënduar, i ditur. Në qëndër të vëmendjes ka familjen, Atdheun, vatrën, shqiptarët e shquar të së kaluarës dhe të tashmes. Shqipërinë nuk e njeh nga shetitjet gazmore, por nga udhëtimet e vështira nëpër fshatra të thella, bisedat, komunikimet e drejtpërdrejta. Konservativi i ri nuk ka as frikë as turp nga katundi dhe katundarët. Përkundrazi shtrohet pa teklif me ta, ha byrek, pi dhallë, del për gjah, vret lepuj, dhelpra, ujq. Ka bindjen se puntorët dhe fukarenjtë duhen ndihmuar me ligje të mira si njerëz të cilët ditën dëgjojnë rrenat e progresistave, natën mbajnë nën jastëk Marksin, ëndërrat i shohin sikur janë rehatuar duke u bërë kapitalista. I riu konservativ ruhet nga kurvi dhe kurvizmi si nga kanceri dhe nga sida.
E kaluara kriminale kurviste duhej ti korespondonte një konservatizmi rinor më të gjallë, më të fuqishëm, më prezent, më influent, numerikisht më të madh. Të jesh konservativ i ri me rendimentin e duhur pas më tepër se gjysëm shekulli genocid të një bande shqiptarësh mbi shqiptarët e ditur, të pasur, të shkolluar, është e vështirë. Megjithatë nuk është për tu dëshpëruar. Ndoshta ka dhe të tjerë, por të ri konservativ si më lart unë njoh vetëm 1. Respektuesi i institucioneve, vazhduesi i traditës, adhuruesi i Historisë, dashuronjësi i Gjuhës, i pasionuari i thellësisë së mendimit, kocka dhe palca e konservativave të rinj shqiptarë, Ai që e ka të qartë se të majtët e mbajnë pushtetin për aq kohë sa u duhet të djathtëve për tu çlodhur pak, qiriu që s’fiket, ylli që ndrin, cunami që s’ndalet, tërmeti që shkund, vullkani që shpërthen, është Aulon Bej Kalaja.



Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Foto +16/ Nusja e Kardashianëve e mbajti fjalën

Foto +16/ Nusja e Kardashianëve e mbajti fjalën

Dy ditë pa energji elektrike Tirana dhe Durrësi

Disa zona në Tiranë e rrethe pa energji, OSHEE: Dëme nga shiu

Dy të mitur grabisin banesën marrin flori dhe euro

Dy të mitur grabisin banesën marrin flori dhe euro
















TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com