Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AUDIO-PERGJIMI/ Si u fut në kurth vëllai i ministrit: “Aman o të keqen vëllai, këta plehrat po na sulmojnë shumë ore…”

2018/05/14 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
AUDIO-PERGJIMI/ Si u fut në kurth vëllai i ministrit:  “Aman o të keqen vëllai, këta plehrat po na sulmojnë shumë ore…”

Sot janë publikuar fakte kompromentuese për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Vëllai i tij është përgjuar në një bisede me një trafikant droge pak muaj më parë. Agron Xhafaj në këtë bisedë e orienton trafikantin se ku ta gjejë hashashin, por i kërkon të mos e shqetësojë më, pasi punët po shkojnë keq. “Këta plehrat po na sulmojnë shumë. Po më sulmojnë vëllanë”, dëgjohet të thotë Agron Xhafaj në lokalin e tij në Vlorë. Pë kështu ndjehet i frikësuar për hetimet në Itali, ku thotë për bashkëpunëtorët “ata andej janë zbërthyer”.


Audio-përgjimi u publikua sot nga Partia Demokratike.

Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjejë ngakesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.
Me bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.
Nis biseda telefonike në makinë mes bashkëpunëtorit dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunëtori X: O pasha ca bën mo, si dukesh?

Agroni: –

Bashkëpunëtori X– Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni: –

Bashkëpunëtori X- Isha andej nga Toro qorri. Do të merrja në telefon të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që në Vlorë, njihet si lokali i vëllait të ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X: Ca bëre? Si ke qenë nga shtëpia?

Agroni: Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X: Mirë.

Agroni: Mirë keni qenë? Ca bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X: Mirë.

Agroni: Si ia kalove? Ca bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X: Mirë vëlla mirë. dëgjo ore, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni: Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë të re ca ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hic, ja erdha për atë që të thashë, për të bërë rrugën.

Agroni: Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni: (Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë)

Agroni: Do të të çoj unë te Ermali ore, është shoku im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X: Të faleminderit (2-3 fjalë që s’kuptohen). Se erdha ngaqë jam keq vëlla. Se nuk erdha nga e mira.

Agroni: Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko dhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X: E mirë vlla mirë.

Agroni: Mirë pra, ndonjë gjë tjetër car ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hic asgjë.

Agroni: Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen. Ata të tjerët në Itali, e shikon (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse flasin njëkohësisht me bashkëpunëtorin X).
Bashkëpunëtori X: Mirë vlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen)/ Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni: Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X: Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni: Mirë, mirë.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni: Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X: Mirë, mirë.

Agroni: Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X: Faleminderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnëj problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni: Aman o të keqen vlla, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X: Po ik o se stë bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall dhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni: Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X: Se e njohim njeri-tjetrin.

Agroni: Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla mirë, hajde rrofsh. Do e takoj unë Ermalin. Pa merak.

Agroni: Te Ermali vëlla.

Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabis tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.

Etiketa: agron xhafajaudiopergjimtrafik droge


Ju sugjerojmë

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Para
Dy vende pune në Gjykatën Kushtetuese, ja emrat e njohur mes 38 kandidatëve

Prokurorja Rovena Gashi nën hetim për fshehje pasurie. Arta Marku e pezullon nga detyra

Pas Eurovision Eleni Fourera mbërrin në Greqi, ja si u prit këngëtarja nga fansat dhe gazetarët

Pas Eurovision Eleni Fourera mbërrin në Greqi, ja si u prit këngëtarja nga fansat dhe gazetarët

Një karrige, dy prokurorë. Çfarë po ndodh në Elbasan?

Nën akuzë për fshehje pasurie, Arta Marku shkarkon dhe bashkëshortin e Rovena Gashit, prokurorin Dritan Gina
















TE FUNDIT

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
22 Nëntor, 2025

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t’i dorëzojë ato zona...

Lexo më shumë

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
22 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur italiane Ornella Vanoni ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në banesën e saj në Milano, qyteti ku...

Lexo më shumë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com