Sport

Atletico Madrid mori titullin e “La Liga-s”, si ishin formacionet zyrtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 22/05/21 |
Opi Nion

Atletico Madrid u shpall pasditen e sotme kampion i “La Liga”  për herë të 11 në historinë e klubit.

Kjo skuadër  pati një sfidë më të lehtë në letër, atë përballë Real Valladolid. Për “Los Colchoneros”, fitorja është një detyrim jetik në këtë takim pasi në rast të barazimit apo humbjes ata do ta humbnin titullin e La Ligas.

Në portën e Atletico-s në këtë sfidë ishte Oblak. Mbrojtja u formua nga Gimienez, Filipe, Trippier, Hermeso. Mesfudha nga Llorente, Koke, Saul, Carrasco, Correa, ndërsa në sulm ishte Suarez. Ishte pikërisht ky i fundit ai që ka mbajtur ende gjallë shpresat e “Los Colchoneros” për fitimin e titiullit, pasi javën që lamë pas, arriti të shëntonte në minutat e fundit të sfidës ndaj Osasuna-s.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Valladolid: Masip, Janko, Olvias, Yamiq, Olaza, Plano, Fedes, Mesa, Villa, Andre, Ëeissman.

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, Felipe, Trippier, Hermoso, Llorente, Koke, Saul, Carrasco, Correa, Suarez.

Ndërkohë që Real Madrid, pati përballë skuadrën e Vilarreal në këtë ndeshje.

Teknikët e të dyja skuadrave kanë zgjedhur dhe lojtarët që do të jenë në fushë.

Real Madrid, patinë portë të përhershmin Cortoins. Katërshja e mbrojtjes u formua nga Varane, Odriozola, Militao dhe Gutierrez. Mesfusha nga Modric, Asensio, Casmeiro, Valverte dhe Vinicius, ndërsa në majë të sulmit, i vetëm ishte Benzema.

Formacionet zyrtare të klubeve

Real Madrid: Coutrois, Militao, Varane, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Valverde, Odriozola, Vinicius, Miguel.
Villareal: Rulli, Gaspar, Albiol, Torres, Parejo, Moreno, Bacca, Gigueros, Pedraza, Capoue, Yeremy./Opinion.al

Pas