Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Atentati, personi tjetër që dyshon policia. Vajza e Show Bizz-it…”

2019/11/07 at 10:15 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Mbrëmjen e së enjtes, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Gjashtë ditë pas atentatit që ndodhi më 1 Nëntor në autostradën Tiranë-Durrës, Andi Maloku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda. Plumbat i kishin prekur mushkërinë dhe shtyllën kurrizore shoferit të prokurorit Ndoja.


Ndërkohë një lidhje direkte në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka ka treguar se policia po zhvillon një operacion në jug të vendit për të arrestuar personin e dytë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

“Aktualisht ka hetime intensive që po shtrihen në disa qytete të vendit. Përqendrimi i një grupi të policisë është në qytetin e Lushnjës, në Karbunarë ku dyshohet se qëndron njëri prej personave që të ketë dijeni për atentatin. Ai është shtetasi J.S. Është eksponent i njohur i botës së krimit, jeton mes Durrësit dhe Lushnjës. Ka njohje më një grup rival të Pëllumb Muharremit. Përpara disa kohësh i janë sekuestruar rreth 70 mijë euro dhe automjet me vlerë 100 mijë euro”, tha gazetari.

Ndërkohë, për këtë rast kohë më parë policia njoftoi se i kishte sekuestruar 70 mijë euro dhe automjetin me vlerë 100 mijë euro shtetasit, Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Po ashtu detaje gazetari ka dhënë edhe për vajzën e Show Bizz-it që është marrë në pyetje për atentatin.

“Vajza e Show Bizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit redjan Raja”, tha gazetari.

***
Ditën e atentatit, Andi Maloku ishte në drejtimin e automjetit Mercedes-Benz, së bashku me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumbi Muharremin, ky i fundit i njohur me pseudonimin “Rumi” dhe që ka në përdorim 4 identitete.

Pasi atentatorët hapën zjarr në drejtim të makinës së tyre, Andi Maloku nxori nga rruga automjetin tek mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi u transportuan në Spitalin e Durrësit, pasi gjendja e tyre nuk ishte e rëndë. Ndërsa shoferi Andi Maloku u dërgua menjëherë drejt kryeqytetit. Gjashtë ditë pas atentatit, 24-vjeçari ka ndërruar jetë.

I arrestuari i vetëm për këtë ngjarje është Redjan Rraja 34 vjeç. Me vdekjen e Andi Malokut, shtohet edhe një tjetër akuzë, ajo e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim. Akuzat e tjera të regjistruara për hetimin e atentatit janë vrasja e funksionarëve publikë, vrasja kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

28 Gusht, 2025 11:01 pm
SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
Bota

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

28 Gusht, 2025 10:36 pm
VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
Bota

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

28 Gusht, 2025 10:32 pm
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Bota

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

28 Gusht, 2025 10:02 pm
Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale
Sport

Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale

28 Gusht, 2025 9:27 pm
Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin
Rajoni

Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin

28 Gusht, 2025 9:09 pm
Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë
Bota

Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë

28 Gusht, 2025 9:07 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Kronikë

VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

28 Gusht, 2025 8:49 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

28 Gusht, 2025 8:46 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Para
Gazetari: Ja çfarë dosjesh u gjetën në makinën e prokurorit

Gazetari: Ja çfarë dosjesh u gjetën në makinën e prokurorit

Artan Hoxha nxjerr mesazhet për pronën në Jalë: Unë do bëj c’të thotë Rama

Foto/Tristan nuk dorëzohet në përpjekjet për t’u kthyer me Khloen

Foto/Tristan nuk dorëzohet në përpjekjet për t'u kthyer me Khloen
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com