Kronikë

Atentati në Vlorë, publikohet video kur makina largohet nga vendngjarja


               Publikuar në : 14:44 - 11/05/19 |
el ida

Policia e Vlorës vazhdon shoqërimet në komisariat për përplasjen me armë që ndodhi një ditë më parë në Lungomare ku u plagos një kalimtar i rastit.

“Tv Klan” ka siguruar edhe pamjet se si njëra prej makinave të përfshira në përplasjen me armë largohet pas ngjarjes. Është pikërisht ky automjet që u gjet i djegur në fshatin Babicë.

Mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka të arrestuar apo autorë të identifikuar.

Një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili para pak kohësh i ka shpëtuar një atentati me bombë, dyshohet se ishte në makinën që u sulmua./Opinion.al

Pas