Kronikë

Atentati në Tiranë,Hoxha:Ja pse eksplozivi u vendos në krahun e pasagjerit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 16/09/20 |
Opi Nion

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me atentatin që tronditi pasditen e së martës kryeqytetin. Në këtë atentat mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon. Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati. Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizua dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra bë brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm. Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit. Ai ka parkonte makinën e tij dhe merrte makinën  e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës. Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. Prandaj këmbëngulja se mina është vendosur dje. Përse u vendos në krahun e pasagjerit? Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në  sedijen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit. Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon.  Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën. A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha.

Gjini nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi ai është shoqëruar dhe për vrasjen e një personi në Rrëshen, por për shkak të mungesës së provave, u la i lirë. Lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa një ndër pistat kryesore është hakmarrja./Opinion.al

Pas