Kronikë

Atentati në Tiranë/Plumba në këmbë,shpatull dhe bark,ku u qëlluan 4 të plagosurit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 04/01/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku pas një atentati me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos” ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se 5 personat ishin ulur në lokal duke pirë kur një automjet “Mercedes-Benz” është afruar në afërsi të ambienteve të lokalit dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ndodhej viktima dhe 4 personat e tjerë.

Si pasojë e të shtënave e ka humbur jetën Erjon Çela, 35 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit; Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç dhe Blerim Çela, 28 vjeç. Ky i fundit dyshohet të jetë vëllai i 35-vjeçarit që humbi jetën gjatë atentatit, në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve Blerim Çela ka marrë plumb në këmbën e djathtë. 19-vjeçari Azbi Selimaj, ka mbetur i dëmtuar në shpatull. I plagosuri tjetër Edmond Crroj, 41 vjeç, raportohet se ka marrë lëndime në bark e këmbë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:20 në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë./Opinion.al

Pas