Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati në Dobraç, në makinë ishin 4 persona? Lala tregon detajet që ngritën dyshime

2024/11/11 at 10:52 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Dobraç, në makinë ishin 4 persona? Lala tregon detajet që ngritën dyshime

Kur policia po kërkon të identifikojë një person të tretë që dyshohet se ka qenë në makinën që u bë atentat në Dobraç të Shkodrës më 30 Tetor, gazetarja Klodiana Lala hedh dyshime se aty mund të ketë qenë edhe një i katërt.


Ajo tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan dy detajet që i shtynë efektivët e policisë të mendonin diçka të tillë.

“Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici është gjetur në atë automjet. Nuk e di nëse është i njëjti person ose jo. Unë dyshoj që kanë qenë dhe më shumë. Pse nuk u fol natën e parë? Sepse natën e parë policia akoma nuk e kishte këqyrur të gjithë makinën e shënjestrave. Të nesërmen kur është bërë rikëqyrja e automjetit kanë rezultuar dy detaje që ngritën dyshime më pas për persona të tretë apo të katërt në këtë automjet. Pse e them këtë gjë? Në sediljen e pasme të automjetit janë zbuluar gjurmë të gjakut. Për pasojë personi i gjetur mbrapa ka qenë i plagosur. Ka qenë e hapur dera e pasagjerit në pjesën e pasme të makinës dhe pjesa para kur ka qenë tashmë i ndjeri Arlind Bushati. Janë gjetur tre pistoleta dhe njëra është përdorur dhe është përdorur nga personi i ulur në pjesën e pasme të automjetit”, tha gazetarja.

Lala u shpreh se automjeti që drejtohej nga Hamza Lici u qëllua për 150 metra. Pasi humbi kontrollin edhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Bashkim e Flutura Basha, të cilët humbën jetën, makina tip “Benz” përfundoi në një mur. Sipas gazetares, autorët kanë ndaluar dhe kanë qëlluar mbi 70 plumba që të siguroheshin për vdekjen e shënjestrës së tyre. Por teksa në videot e publikuara pas atentatit shfaqet një person me duart me gjak i cili kërkohet të identifikohet, gazetarja Lala thotë se Ibrahim Lici mund të jetë larguar me urgjencë për dy arsye.

“Ibrahim Lici unë dyshoj se ka qenë në automjet, por në momentin që ka dalë unë mendoj se është larguar me urgjencë. Pse e them këtë gjë? Nuk besoj se ka qëndruar për një arsye shumë të thjeshtë. E para sepse ai mund të ishte sërish në rrezik nga atentatorët. E dyta ishte në kërkim ndërkombëtar dhe rrezikon një dënim të përjetshëm për vrasjen e Endri Mustafës, po ashtu ka një sërë akuzash të tjera. Po ta shikosh ka një gjë. Policia në momentin që e ka konstatuar, janë pyetur punonjësit e policisë, por nuk e kanë identifikuar”, tha gazetarja./tvklan.al



Ju sugjerojmë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
I shoqëruar nga truprojat, Elton Ilirjani: Shqipëria është vend i pasigurt për mua!

I shoqëruar nga truprojat, Elton Ilirjani: Shqipëria është vend i pasigurt për mua!

“22% e popullatës shqiptare i përkasin komunitetit LGBT”, Elton Ilirjani në ‘Opinion’: Ja si funksiononte ky komunitet në vitet 2004-2012

"22% e popullatës shqiptare i përkasin komunitetit LGBT", Elton Ilirjani në 'Opinion': Ja si funksiononte ky komunitet në vitet 2004-2012

“Biznesmeni gay nga Tepelena!”, Elton Ilirjani rrëfen momentin kur bëri publike orientimin seksual: Më kanë kërcënuar…

"Biznesmeni gay nga Tepelena!", Elton Ilirjani rrëfen momentin kur bëri publike orientimin seksual: Më kanë kërcënuar...
















TE FUNDIT

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
21 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}