Kronikë

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Tiranë, burg për 4 të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 23/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për katër personat e arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, Andon Dhima.

Të arrestuarit janë Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman. Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Ndërsa bashkëpunëtorët janë identifikuar si  Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë dhe Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.

Më herët, motra e Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, të arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, ka hedhur poshtë akuzat  për përfshirjne e tyre në këtë ngjarje.

Gerta Matohiti ka thënë se në ditën dhe orën që ka ndodhur tentativa për atentat vëllai i saj ka qenë në një lokal me të duke punuar, pasi sipas saj, është kamarier, ndërsa edhe për të shoqin thotë se po ashtu ka dëshmitarë që e kanë parë po në atë ambient./ Opinion.al

Pas