Kanë kaluar 17 vite nga ajo ditë e qershorit të vitit 1997, kur në Shkallnur të Durrësit, Presidenti i kohës, Sali Berisha u qëllua me një granatë, e cila për fat nuk shpërtheu, pasi mund të rezultonte fatale jo vetëm për jetën e Berishës, por edhe të aktivistëve të Partisë Demokratike që e ndiqnin në mitingun e tij elektoral. Autori i hedhjes së granatës ishte shtetasi Ilir Çela, i cili u dënua me 9 vite burg për: “Vrasje të mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të personaliteteve të larta”.
Shtatë vite më vonë, nga burgu i Rrogozhinës, Çela tregoi pendesën e tij duke i kërkuar falje Berishës dhe familjes së tij.