Elidon Mehmeti 35 vjeç është ekzekutuar me breshëri automatiku pak para mesnate në rrethrrotullimin e Skelës, në Vlorë. Viktima ka qenë vetëm në makinë kur autorët kanë qëlluar në drejtim të tij.
Sipas policisë atentati ndodhi rreth orës 22:58 të mbrëmjes së të dielës në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës. “ Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, me targa AA 709 HM, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.
Policia e Vlorës thotë se deri më tani janë shoqëruar 2 persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /Opinion.al