AstraZeneca, kompania e cila bashkëpunoi me Oksford ka deklaruar se vaksina e zbuluar kundër koronavirusit do të kushtoj vetëm 3 euro. Sipas rezultateve vaksina ka dhënë një efektshmëri deri në 90%.
Ndërkohë mësohet se kjo vaksinë mund të ruhet për një periudhë 6-mujore në temperturë -2 gradë, e konfirmuar kjo më herët edhe nga shkencëtari kryesor i OBSH-së, dr. Soumya Sëaminathan.
“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Sëaminathan.
Kompania biofarmaceutike njoftoi se do të përfundoi prodhimin e 3 miliardë dozave sapo të marr aprovimin./ Opinion.al