Aktualitet

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 13/07/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste te reja nga 1915 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Rastete e reja janë shënuar 3 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 1
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1915

Testime totale 839,303
Raste pozitive 132,608
Raste të shëruara 130,053
Raste Aktive 99
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 40
Elbasan 13
Fier 10
Vlorë 9
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2

Pas