Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ashpërsimi i politikave për emigracionin dhe beteja e pritshme për emigrantët

2025/01/18 at 4:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ashpërsimi i politikave për emigracionin dhe beteja e pritshme për emigrantët

Një nga premtimet elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte përpjekja për të miratuar në Kongres legjislacionit kundër qyteteve të cilat nuk zbatojnë politika të ashpra ndaj emigrantëve. Në këto qytete bashkëpunimi me strukturat federale të emigracionit është i kufizuar. Siç njofton korrrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, disa zyrtarë vendorë zotohen se do t’i kundërvihen administratës së re Trump.


Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri premtime gjatë fushatës elektorale për të ashpërsuar politikat për emigracionin. Ai u zotua të shkurtojë fondet federale nga të ashtuquajturat “qytetet parajsë”, qeverisja lokale e të cilave kufizon bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.

“Sapo të marr detyrën, do të shtojmë menjëherë organet e zbatimit të ligjit federal në çdo qytet që po dështon, që janë shumë të tillë, për të dorëzuar kriminelët e huaj. Dhe ne do të gjurmojmë dhe do të kapim çdo anëtar bandash, shpërndarës droge, përdhunues, vrasës dhe kriminelë emigrantë që po strehohet në mënyrë të paligjshme”, tha zoti Trump në muajin shtator.

Ndër qytetet parajsë janë Nju Jorku, San Françisko, Los Anxhelosi… si dhe Takoma Park, në Maryland, shtetin fqinj me kryeqytetin Uashington. Atje është kryetare bashkie Talisha Searcy.

“Departamenti ynë i policisë vazhdon të zbatojë ligjet kundër shkelësve. Kjo është e rëndësishme të theksohet. Pra, nëse ka çështje të kriminalitetit në komunitetin tonë, pavarësisht nga statusi i emigracionit të dikujt, ne i zbatojmë”, tha kryebashkiakja Searcy.

Ajo thotë se Takoma Park ka qenë një qytet parajsë që nga viti 1985.

“Punonjësve tanë nuk u lejohet të zbatojnë ligjet e emigracionit në qytetin Takoma Park. Ndalohet të pyesin për shtetësinë, apo statusin e emigracionit, për të marrë pjesë në programet e qytetit, ose për të marrë mbështetje nga qyteti“, thotë ajo.

Kryebashkiakja thotë se kjo ndihmon në mbajtjen e komuniteteve të sigurta, sepse emigrantët nuk kanë frikë të raportojnë krimet tek autoritetet.

Gjatë mandatit të tij të parë, ish-Presidenti Trump veproi me urdhrin e tij të parë ekzekutiv për t’i dhënë fund lëvizjes së qyteteve parajsa.

Por, urdhri u shpall jokushtetues, sepse qeveria federale nuk kontrollon zbatimin e legjislacionit të shteteve dhe të autoriteteve vendore.

Disa shtete, si Florida, kanë miratuar ligje që kërkojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të emigracionit.

“Ne nuk jemi një shtet parajsë. Ne i ndaluam qytetet parajsa, por ju duhet të keni llogaridhënie efektive për t’i mbajtur ata njerëz përgjegjës, nëse zgjedhin të shkojnë në një drejtim tjetër”, tha guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Ai thotë se ai synon ta ndihmojë Presidentin e ardhshëm Trump në aksionin e propozuar.

Kryebashkiakja Searcy thotë se qyteti Takoma Park është përgatitur për konflikte të mundshme me administratën e ardhshme.

“Synojmë të mbajmë idealet tona dhe të mbajmë politikat tona dhe të mbajmë kodin tonë, si ligjin që mbizotëron në qytetin Takoma Park“, thotë kryebashkiakja Searcy.

Ndërsa Presidenti i zgjedhur Trump premton politika të ashpra për emigracionin, aktivistët për emigracionin në qytetet parajsë zotohen se do t’i kundërvihen administratës së re./voa



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Në Shqipëri hyjnë 100 mijë automjete në vit dhe çregjistrohen 8 mijë

Në Shqipëri hyjnë 100 mijë automjete në vit dhe çregjistrohen 8 mijë

Kush është Ahmed Al-Awda, burri që mund t’i sfidojë sundimtarët e rinj të Sirisë?

Kush është Ahmed Al-Awda, burri që mund t’i sfidojë sundimtarët e rinj të Sirisë?

Shqiptarët e Preshevës: Diskriminim dhe varfëri

Shqiptarët e Preshevës: Diskriminim dhe varfëri
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com