Presidenti Bajram Begaj thotë se Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar. Presidenti u nis një ditë më parë drejt New York-ut, i cili do të kryesojë delegacionin shtetëror të Shqipërisë në Asamble.
“Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë.”, ka shkruar Presidenti i Republikës përmes një postimi në Facebook.
Begaj do të mbajë fjalën në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara së bashku me kryetarët e qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në New York.