Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistët hyjnë në godinën e Teatrit Kombëtar

2019/07/24 at 10:46 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Artistët hyjnë në godinën e Teatrit Kombëtar

Në orët e para të mëngjesit forca policie kishin rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar e cila është parashikuar nga qeveria që të prishet për tu ndërtuar një godinë e re. Por kjo nismë e qeverisë ka hasur kundërshtim të fortë nga një pjesë e madhe e komunitetit të artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve të cilët nuk duan prishjen e godinës.

Rrethimi i godinës së Teatrit Kombëtar me forca policie solli një reagim nga ana e mbështetësve të teatrit të cilët kërkuan të futeshin brenda. Gjatë kësaj kohe ndodhi një përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu, madje u raportuan të lënduar nga kjo situatë siç ishte rasti i regjisorit Edmond Budina.

Qëndresës së qytetarëve përpara teatrit ju bashkua edhe opozita, madje edhe vetë kryetari i saj Lulzim Basha.

Pas qetësimit të situatës së tensionuar, artistët dhe qytetarët arritën të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën e teatrit.

Ata denoncuan gjendjen e “mjerueshme” sipas tyre në të cilën ishte lënë godina e cila prej një viti është jashtë funksioni tashmë.

Aktorja e Teatrit Kombëtar, Adriana Tolka tha se në mbështetje të kësaj kauze “duhet të rezistojmë deri në fund“.

“Ideja është që këta duan të prishin çdo gjë” u shpreh aktori Julian Deda nga brenda Teatrit duke shtuar, “shiko ku e kanë katandisur teatrin, besoj se do mbrohet si godinë, është shumë e dhimbshme si situatë e ka kaluar atë cakun e njerëzores normale.

Nga brenda godinës ku tashmë janë ngujuar një pjesë e artistëve dhe qytetarëve foli dhe kreu i opozitës Basha. I pyetur se përse vendosi të dilte në krah të artistëve të protestën e sotme Basha tha se këtë qëndrim ka patur që nga dita e parë kur është paralajmëruar prishja e godinës.

“E vendosa që ditën e parë, madje nëqoftëse ju kujtohet PD është ajo që publikoi dokumentet dhe vetëdijësoi artistët dhe qytetarët. Sot ne nuk po zaptojmë por po çlirojmë nga zaptuesit. Mesazhi që kam për aleancën (Aleanca për Teatrin) është një mirënjohje e thellë për kurajën që kanë treguar kanë vetëdijësuar të gjithë qytetarët, që banda dhe e keqja mund të munden vetëm me bashkim, kurajo dhe këmbëngulje. Dua t’ju them gjithashtu se me aktin e qëndresës për teatrin kanë frymëzuar qëndresën qytetare kudo.

Këtu nuk jemi thjeshtë për të mbrojtur këtë tempull të artit dhe të kulturës por edhe për ti dhënë fund një bande që ka për qëllim vetëm të grabisë, varfërojë dhe vjedhë shqiptarët” u shpreh Basha. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

4 Qershor, 2025 12:43 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Aktualitet

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

4 Qershor, 2025 12:15 pm
Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira
Aktualitet

Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

4 Qershor, 2025 12:00 pm
Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit
Aktualitet

Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit

4 Qershor, 2025 11:54 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Vijon “teatri” për Kuvendin e Kosovës/ Nuk ka konstituim as për herë të 26-të

4 Qershor, 2025 11:42 am
Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët
Rajoni

Rritja e çmimeve të banesave, plani i Greqisë për të ndihmuar qytetarët

4 Qershor, 2025 11:36 am
“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri
Bota

“Nuk do ketë kurrë grusht shteti”, Koreja e Jugut zgjedh presidentin e ri

4 Qershor, 2025 11:26 am
Para
Përfundon intervistimin në Hagë, Haradinaj mbrohet në heshtje

Përfundon intervistimin në Hagë, Haradinaj mbrohet në heshtje

KPK kthen në shkollë kreun e Prokurorisë së Apelit Shkodër

KPK kthen në shkollë kreun e Prokurorisë së Apelit Shkodër

SHBA e vendosur, nisin hetimet për Google, Facebook, Amazon dhe Apple

SHBA e vendosur, nisin hetimet për Google, Facebook, Amazon dhe Apple

TE FUNDIT

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
4 Qershor, 2025

Më 12 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Alimehmetit, kandidatit të Partisë Demokratike, i cili kërkon rinumërim...

Lexo më shumë

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
4 Qershor, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan 9000 m2 tokë...

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
4 Qershor, 2025

Disa transkripte në SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, të paraqitura...

Lexo më shumë

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
4 Qershor, 2025

Pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, ka reaguar në një postim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com