Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Grubi: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

2023/06/01 at 10:06 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Grubi: Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

Artan Grubi, zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri të Kosovës.

Për emisionin “Opinion”, Grubi tha se zyrtarët më të lartë të Kosovës t’i konsultojnë dhe koordinojnë  vendimet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me Kurtin z.Grubi? Ju personalisht ose qeveria e Maqedonisë?

Artan Grubi: Jo. As Kurti me ne, as ne me Kurtin.

Blendi Fevziu: Një vendim i marrë në Kosovë impakton shqiptarët, impakton dhe shqiptarët e Maqedonisë. Në gjykim tuaj, çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush e ka përgjegjësinë?

Artan Grubi: Kosova është vetëm 15 km larg nga Shkupi dhe çdo zhvillim atje përjetohet sikur të jetë zhvillim këtu, jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit sepse e shohin si një faktor qoftë konstruktiv, qoftë destabilizues, varësisht nga zhvillimi. Çdo zhvillim në Kosovë ka ndikim të jashtëzakonshëm në Maqedoni dhe ngjall drojë shumë të madhe tek bashkëqytetarët tanë maqedonas sepse në mendjen e tyre lufta e vitit ’98 dhe ’99 në Kosovë prodhoi luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Blendi Fevziu: Sa e rrezikshme është situata në Kosovë?

Artan Grubi: Me kaq sa kam vlerësime nuk e shoh si shumë të rrezikshme. Me shumë keqardhje i ndoqëm zhvillimet atje në veri dhe më vjen shumë keq për veprimet e dhunshme të serbëve atje në veri. Këto zhvillime i erdhën Presidentit Vuçiç si një bingo për arsye të protestave të mëdha në Serbi kundër qeverisë dhe kundër Presidentit Vuçiç. Opinioni publik në Serbi është defokusuar tërësisht. Nuk shoh asgjë serioze, asnjë shqetësim për Presidentin Vuçiç dhe po tenton të krijojë një krizë të shpifur në veriun e Kosovës.

Blendi Fevziu: Cili duhet të jetë qëndrimi i Kurtit, sipas jush?

Artan Grubi: Ali Ahmeti që nga themelimi i partisë së tij nuk ka marrë një veidm të vetëm pa u konsultuar me SHBA. Vendime të mëdha flasim. Për çdo gjë kemi kërkuar pranim në ambasadën amerikane dhe në atë të BE, por kryesisht në atë amerikane. Vlerësoj që z.Kurti dhe qeveria e Kosovës do duhet të bashkërendojnë aktivitetet e veta afër me SHBA dhe BE.

Blendi Fevziu: A ka një krizë në raportet mes Kurtit dhe Shqipërisë ose shqiptarëve të Maqedonisë. Ju thatë s’kemi kontaktuar, Rama thotë nuk kemi kontaktuar. Kjo duket pak e çuditshme.

Artan Grubi: Ndoshta nuk ka kohë, ndoshta është shumë i zënë Kryeministri Kurti. Kontakti i vetëm ka qenë vetëm për ministrin e Brendshëm. Jashtë kësaj asnjë komunikim zyrtar as nga ambasada as nga qevera e Kosovës. Do kishim dashur që t’ju dalim në ndihmë.

Blendi Fevziu: Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar që ti influenconi?

Artan Grubi: Po po. Sot isha në ditën kombëtare të Italisë, prej atje po vij, dhe temë kryesore ishin zhvillimet në Kosovë dhe se a kemi kontaktuar ne me autoritetet dhe se a mund të ndikojmë me kontaktet tona që kemi në Kosovë që të ulen tensionet në veri dhe të rikthehen palët në tavolinë.

Ju sugjerojmë

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
Aktualitet

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

10 Shkurt, 2026 3:36 pm
Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
Kryesore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

10 Shkurt, 2026 2:30 pm
Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Para
8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kurti flet për zgjedhjet: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

TE FUNDIT

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
10 Shkurt, 2026

“Idiot ndërkombëtar” e ka cilësuar Edi Rama prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha...

Lexo më shumë

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
10 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për shtyp para protestës së sotme, zbuloi skenarin e saj. "Skenari i...

Lexo më shumë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com