Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti flet për zgjedhjet: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

2023/06/01 at 10:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi përkushtimin e tij “për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës, pas një thirrjeje me zëvendëskëshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer

“Ulja e tensioneve kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në postimin e Kurtit në Twitter.

Më 31 maj ishte raportuar se një zyrtar policor kishte mbetur i lënduar gjatë tri sulmeve ndaj veturave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Së fundi, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

Ai shtoi shtoi se u kërkua që të ketë pjesëmarrje nga banorët lokalë të komunitetit serb dhe tha se “palët do të konsultohen dhe do të kthehen javën tjetër me përgjigje të qarta”.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që “ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale”.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Vuçiqi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të.

Ndësa, Osmani tha se “duhet të sigurohemi që fokusi është në implementimin e plotë të marrëveshjes dhe jo vetëm të disa pjesë të saj”.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet në Kosovë u intensifikuan, derisa serbët vazhdojnë protestat në pjesën veriore të vendit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale.

 





Ju sugjerojmë

Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje
Aktualitet

Reshje shiu në disa qarqe, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

28 Shtator, 2023 8:17 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Life Style

Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023

28 Shtator, 2023 8:09 am
Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje
Rajoni

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje

27 Shtator, 2023 10:37 pm
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Malësinë e Madhe

27 Shtator, 2023 10:34 pm
Zbardhen 6 vrasje/ Bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut
Kronikë

Zbardhen 6 vrasje/ Bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

27 Shtator, 2023 10:29 pm
Policia në aksion/ Arrestohen prokurorë, biznesmenë dhe ish-drejtues të Policisë
Kronikë

Operacioni në disa qytete/ Zbardhen 6 vrasje, kush është personi që bashkëpunoi me drejtësinë

27 Shtator, 2023 10:14 pm
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë
Kronikë

Operacion në disa qytete të vendit, zbardhen 6 vrasje

27 Shtator, 2023 10:04 pm
​Kurti mbledh ambasadorët e akredituar në Kosovë: Dënoni veprimet destabilizuese të Serbisë
Rajoni

​Kurti mbledh ambasadorët e akredituar në Kosovë: Dënoni veprimet destabilizuese të Serbisë

27 Shtator, 2023 10:03 pm
“Tarifa 2 mijë Euro” Infermieri premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani
Aktualitet

“Tarifa 2 mijë Euro” Infermieri premton licencë, merr paratë dhe ia mbath në Gjermani

27 Shtator, 2023 9:33 pm
Milani në krye të Serie A, mposht Cagliarin
Sport

Milani në krye të Serie A, mposht Cagliarin

27 Shtator, 2023 9:03 pm
Para
Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 2 qershor 2023

Reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, moti për sot

Parashikimi i motit, 2 qershor 2023














TE FUNDIT

Reshje shiu në disa qarqe, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje
28 Shtator, 2023

Kjo ditë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm. Priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Berat, Korçë, Vlorë dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
28 Shtator, 2023

Dashi Dita e sotme do jetë plot diell dhe ngjyra. Plutoni do ua zbukurojë çdo çast. Për ju që keni...

Lexo më shumë

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje
27 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” por...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri një person në Malësinë e Madhe

Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët
27 Shtator, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe. Sipas informacioneve, një person ka mbërritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com