Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga Bogë-Theth është e hapur për kalimin e automjeteve.
Situata në këtë aks u përmirësua pas uljes së intesitetit të reshjeve të dëborës dhe nga puna e bërë nga borëpastrueset.
Ndërkohë, në këtë rrugë po shpërndahet krip në mënyrë që të shmangen ngricat. ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore
“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerjepër pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,-njofton ARRSH./Opinion.al