Rajoni

Arrihet marrëveshja mes Haradinajt dhe Mustafës, AAK merr 4 ministri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 29/04/20 |
Al Do

Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa kanë arritur një marrëveshje në lidhje me formimin e kolacionit qeverisës për Kosovën.

Pas takimit me kreun e LDK-së, Ramush Haradinaj pohoi se marrëveshja u arrit dhe nga ajo AAK parashikohet të drejtojë 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

“Tani është praktikë kur arrihet koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme në rend e ligj, në ekonomi dhe sektore të tjera. Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik teksa Ramë Likaj ministrinë e Arsimit”, ka thënë Haradinaj.

AAK do të mbledhë në orën 13:00 kryesinë e saj për të votuar në lidhje me marrëveshjen e arritur.

Haradinaj shtoi se të gjitha detajet e marrëveshjes janë gati për tu votuar seancë e cila mund të mbahet nesër ose në një ditë tjetër.

“Ne kemi marrë përgjegjësi ashtu si u deklaruam. Me sa jam në dijeni, janë përmbyllur të gjitha aspketet e koalicionit qeverisës. Çdo gjë është e gatshme për seancë nesër ose një ditë tjetër”, tha ai./Opinion.al

Pas