Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 1 bënë të mundur rreth orës 03:10, në Bulevardin “Zhan Dark”, kapjen në flagrancë të Armir Martinit, 44 -vjeç, banues në Lezhë.
44-vjeçari rezulton i dënuar më parë për veprën penale “trafik narkotikësh”.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është bërë, pasi Gjykata e Brescia, Itali, me vendimin e Shtatorit 2007, e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprën penale “trafik i lëndëve narkotike”.
Armir Martini aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të ekstradimit./tvklan.al