Policia e Tiranës ka ndaluar një 36-vjeçar, i cili shpërndante kokainë në kryeqytet.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur nga efektivët edhe 20.700 euro cash.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe arrestuar shtetasin R. D., 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën “Studenti” shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 20 700 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, informon policia.