Kryetari për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar ditën e sotme në Francë.
Arrestimi i tij ka ardhur në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj ndodhet në një burg në Francë, ndërkohë që bëhet me dije se autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.
Më herët, Haradinaj ishte ndaluar edhe nga autoritetet sllovene, por më pas u la i lirë.
Haradinaj u arrestua në aeroportin e Lubjanës së Sllovenisë në bazë të urdhërarrestit të Serbi-Mali i Zi, lëshuar në vitin 2004. Aktualisht Serbia dhe Mali i Zi janë ndarë nga njëra-tjetra.