Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e DW/ Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon

2025/08/30 at 11:43 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e DW/ Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon

Shtatë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më në fund kryetari i Parlamentit u zgjodh, por tani mungon një nga zëvendësit. Vëzhguesit e shohin këtë bllokadë si kërcënim ekzistencial për shtetin.


45-vjeçari Dimal Basha, deputet i partisë së majtë në pushtet Vetëvendosje (VV), u zgjodh të martën (26.08.2025) me 73 vota pro si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Zgjedhja e tij u arrit vetëm pas 57 tentativash të deputetëve dhe dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar procedurat, derisa Vetëvendosje gjeti një kandidat që mund të merrte mbështetjen e duhur.

Parlamenti u zgjodh në shkurt të këtij viti, por puna e tij qëndroi e bllokuar deri të martën, pasi nuk mund të zgjidhej kryeparlamentari. Megjithatë Kuvendi ende nuk mund të fillojë punën, sepse deputetët nuk arritën të zgjedhin të gjithë nënkryetarët. Sipas Kushtetutës njëri prej tyre duhet të jetë nga komuniteti serb. Por shumica e nevojshme prej 61 votash nuk u sigurua.

Partia serbe Srpska Lista, e mbështetur nga Serbia dhe me nëntë deputetë në Kuvend, propozoi Slavko Simic për këtë post. Por ai nuk i mori votat e nevojshme në tri raunde votimi. Kur emri i tij u propozua për të katërtën herë, kryeparlamentari i ri Dimal Basha refuzoi ta lejonte votimin, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese që përcakton se një kandidat për postin e kryetarit nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Pavarësisht kundërshtimeve të Srpska Lista, Basha tha se ky rregull vlen edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. KurSrpska Lista refuzoi të propozonte një tjetër kandidat, Basha hodhi short mes tetë deputetëve të mbetur të kësaj partie. Por as ata nuk morën votat e mjaftueshme.

Kriza pa zgjidhje
Sipas analistes politike, Donika Emini, eksperte në grupin këshillimor për politikën e Ballkanit në Evropë (BIEPAG), Kosova është “shumë larg një zgjidhjeje përfundimtare të krizës, sepse Parlamenti nuk po arrin të konstituohet”. Ajo e cilëson sjelljen e Lista Srpska si “tipike”, pasi kjo parti “vazhdimisht e vë në pikëpyetje rendin kushtetues dhe Republikën e Kosovës, duke përsëritur narrativën e Beograditqë mohon ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur”.

Vetëm kur të plotësohet ekipi i kryeparlamentarit me zëvendësit e tij, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mund t’i japë mandat partisë më të madhe, Vetëvendosjes, për të formuar qeverinë e re. Me 48 deputetë në një parlament prej 120 anëtarësh, kryetari i saj Albin Kurti – njëkohësisht edhe kryeministri aktual në detyrë – duhet të gjejë të paktën një partner koalicioni për të siguruar shumicën. Matematikisht opsionet janë vetëm dy: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 24 deputetë, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 deputetë.

Por sipas Donika Eminit, “kushtet për bashkëpunim mes Vetëvendosjes, PDK-së dhe LDK-së janë shumë të kufizuara”. Ajo shton se kjo vlen edhe më shumë për partitë e tjera, duke përfunduar se gjasat për zgjedhje të parakohshme janë gjithnjë në rritje.

Sërish bllokada në horizont
Edhe pa zgjedhje të reja parlamentare Kosovën e presin zgjedhje të tjera: në tetor 2025 zgjedhjet lokale dhe në shkurt 2026 zgjedhjet presidenciale. Këto të fundit zhvillohen në Kuvend dhe kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu duke folur

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, sheh këtu një rrezik të ri: nëse Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë për muaj të tërë as kryeparlamentarin, që kërkon vetëm shumicë të thjeshtë, aq më e vështirë do të jetë zgjedhja e Presidentit që kërkon dy të tretat. Për këtë arsye, sipas tij, “detyrë urgjente e Kuvendit, sapo të konstituohet, është të miratojë një ndryshim kushtetues që ta bëjë zgjedhjen e Presidentit direkte nga populli”.

Kosova duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar bllokada të reja politike, thotë Spahiu. Edhe Donika Emini mendon ngjashëm. Një bllokadë si ajo e muajve të fundit, sipas saj, nuk rrezikon vetëm funksionalitetin e shtetit, “por edhe vetë ekzistencën e Kosovës si shtet”. Deputetët e zgjedhur duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dimension në punën e tyre parlamentare./DW



Ju sugjerojmë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Para
Atentati në Fllakë, arrestohet pas tre muajsh autori 30-vjeçar

Atentati në Fllakë, arrestohet pas tre muajsh autori 30-vjeçar

Kalaja e Bashtovës rikthehet në identitet, Gonzato: Kontribut në ekonominë vendore

Kalaja e Bashtovës rikthehet në identitet, Gonzato: Kontribut në ekonominë vendore

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese lidhur me votimin për nënkryetarin serb

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese lidhur me votimin për nënkryetarin serb
















TE FUNDIT

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}