Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Burime zyrtare nga komisariati i Devollit bënë me dije se Faredin Memelli, banues në Bilisht akuzohet se dje në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.M, 47 vjeçe, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases S.M, 11 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.