Policia e Korçës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare.
I arrestuari është identifikuar me inicialet E. K., banues në fshatin Qatrom. Sipas policisë, 42-vjeçari dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare në lagjen nr. 11, të qytetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al