Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Sipas njoftimit të policisë 27-vjeçari T.Q që është arrestuar është nga Franca. Ai pasi kishte kryer vrasjen kishte hyrë në Shqipëri dokumente të rregullta përpara se të shpallej në kërkim ndërkombëtar dhe jetonte me qira te “Rruga e Barrikadave”.
Vrasja është kryer në qytetin Nantes të Francës. Gjykata vendase e ka dënuar atë më 23 tetor të vitit të shkuar me burgim të përjetshëm me akuzat “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al