Një prej shqiptarëve të kërkuar më të rrezikshëm, për vrasje të trefishtë është vënë sot në pranga nga policia italiane.
Operacioni i koduar “Wanted 3”, i cili konsistonte në një bashkëpunim të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Romë dhe Policisë Italiane, është finalizuar me sukses.
I arrestuari është shtetasi Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Ai fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.
Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm. /Opinion.al