Një person i dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale është arrestuar sot nga policia në Fier.
Burime zyrtare njoftojnë se është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari Mario Mamani, banues në Fier.
Ai është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Xhenovas në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale. /Opinion.al