Është arrestuar në Durrës shtetasi serb Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
“Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë”, njofton policia./Opinion.al