TIRANE- Eshtë arrestuar sot Arben Reli, 51 vjeç, ndërtues, pronar i firmës “Hydrosistem”. Ai po ndërtonte një bllok vilash në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve. Sipas policisë, Reli ndërtonte në kundërshtim me ligjin, pasi në Korrik të 2015 komuna kishte vendusr tia pezullonte punimet. Sipas policisë biznesmeni akuzohet për ndërtim pa leje, pasi po punonte pa u zhbllokuar leja nga bashkia e cila ka kompetencë tani edhe Farkën.