Kryesore

Arrestohet Michel Platini


               Publikuar në : 10:30 - 18/06/19 |
geliano fataj

Michel Platini është arrestuar në Francë si pjesë një hetimi për korrupsion në procesin përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022.

Hetimet për përzgjedhjen e fituesit të Botërorit 2022 kanë disa vite që zhvillohen në Zvicër, Francë dhe madje në SHBA.

Ish-kreu i UEFA-s dhe një prej futbollistëve legjendarë të Francës raportohet se ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje e Parisit.

Platini, 63 vjeç, drejtoi institucionin më të lartë të futbollit në Evropë nga viti 2007 deri në 2015-n, kur u pezullua nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për shkak të dyshimeve dhe akuzave për korrupsion./ Opinion.al

Pas